22 ditët e protestës qytetare dhe 22 ditët e paranojave të autokratit Rama

Nga Rezenbrik SERJANI

Këto 22 ditë, më shumë se kurrë, Shqipëria është krenare për bijtë dhe bijat e saj; për ata që për 22 ditë, janë në lartësinë historike të krenarisë së kombit, duke dhënë leksionin më të vyer të këtyre 35 viteve, të udhëhequr nga një shpirt që u buron liri.

Qytetarët protestues, heronjtë e kësaj dekade, protestojnë kundër një klike qeverisëse 13-vjeçare, kundër një sistemi që ka rrënuar vendin dhe favorizuar një grup të vogël njerëzish që vërtiten rreth sektit Rama. Një sistem që udhëhiqet nga korrupsioni, dobësimi i institucioneve , shpopullimi.

Sot, qytetarët e lirë shqiptarë, revolta e të cilëve ka bërë jehonë në mbarë botën, si jehonë hyjnore, kanë një kërkesë të qartë: largimin e kreut të këtij sistemi/sekti, si simboli më i zi i një qeverisjeje autokratike, dhe hapjen e një kapitulli të ri për Shqipërinë, të bazuar mbi lirinë, drejtësinë, meritokracinë dhe demokracinë funksionale.

Në sheshe, në rrugë dhe në çdo cep, anembanë vendit e kombit, dëgjohet zëri i protestës, qytetarët kërkojnë ndryshim, llogaridhënie, transparencë dhe rikthimin e besimit tek e ardhmja e vendit. Këto 22 ditë nuk janë thjesht ditë proteste, por dëshmi e forcës së qytetarisë dhe e besimit se Shqipëria do ju rikthehet edhe njëherë shqiptarëve.

Këto 22 ditë kanë shënuar fundin historik të sistemit korruptiv të Edi Ramës, mbretit lakuriq të 13 vieteve, i cili orët e fundit të pushtetit të tij po i kalon i mbyllur në bunkierin e tij të paranojës dhe arrogancës. Historia na ka treguar se fundi i çdo autokrati shoqërohet pikërisht me këto simptoma: frikë, nervozizëm dhe shkëputje nga realiteti sepse ata e dinë çfarë kanë bërë dhe e ndiejnë se çfarë i pret. Është vetë sistemi që ata ngrenë, ai që i ha.

Revolta popullore, vetëm një hap larg zyrës së autokratit Rama, e ka detyruar kryeministrin në ikje të përballet çdo ditë e më shumë me rrënimin e vet politik. Sa më shumë rritet zemërimi qytetar, aq më shumë shtohen paranojat dhe arroganca e tij. Gjuha fyese, denigruese dhe larg realitetit nuk është shenjë force, por simptomë e frikës dhe e panikut që po pushton një pushtet/ sistem në rënie.

Kështu kanë funksionuar gjithmonë autokracitë: të mbështetura mbi propagandën, kontrollin dhe kultin e individit; por qytetarët e lirë dhe revolta e tyre e shenjtë po e çmontojnë këtë mekanizëm, gur pas guri, ditë pas dite. Çdo protestë, çdo zë i ngritur dhe çdo qytetar në çdo shesh që buçet largimin e Edi Ramës është një goditje ndaj klikës 13 vjeçare qeverisëse dhe sektit politik që rrotullohet rreth tij.

Edi Rama sot është më i vetmuar se kurrë. Deliri i mandateve që s’përputhen me vullnetin e qytetarëve, bindja se pushteti është i përjetshëm dhe ushtrimi i një pushteti pothuajse absolut kanë krijuar vetë kurthin e tij politik. Ato që dikur i konsideronte burime force, sot po shndërrohen në barrën që po e tërheq drejt fatales.

22 ditët e protestës më të bukur qytetare janë leksioni i fundit të një epoke dhe hapja e rrugës për një Shqipëri më të lirë, më të drejtë dhe më demokratike.

About Redaksia

Check Also

Dorëheqje e panegociueshme e Ramës dhe qeveri teknike!

Pas 22 ditësh tubime dhe propozime nga qytetarët, grupi koordinues i protestës ka dalë me …