Revolta qytetare/ Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë! Nesër minatorët në protestë

Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Ju erdhi fundi!”, “Edi Rama, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë, “Revolucion”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Poshtë qeveria!”, protestuesit u nisën në marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës që po mbahet nga aktivistë dhe qytetarë në Tiranë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëri e re”.

Para se të nisnin marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ për t’u ndalur para kryeministrisë, Ilir Xhemalaj përfaqësues i sindikatave deklaroi se revolta qytetare do të vazhdojë pavarësisht presioneve, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive edhe nesër në protestat e organizuara nga sindikatat.

“Nesër të gjitha sindikatat në shenjë solidariteti në orën 10:00 te Ministria e Ekonomisë dhe Financës do protestojnë për të gjithë shqiptarët, për të gjithë punëtorët që mezi ia dalin në fund të muajit!

Nesër në orën 10:00 përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, sindikatat do të dalin në protestë solidariteti. Ju lutem bashkohuni të gjithë atyre! Kërkojmë minatorët të fillojnë grevën! Naftëtarët të fillojnë grevën! Janë shtresa më e prekur, së bashku me rininë, nga ky shtet, nga ky pushtet, tha Ilir Xhemalaj, përfaqësues i sindikatave.

Protestuesi shtoi se lëvizja qytetare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe do të vijojë aksionin protestues.

“Ne nuk do të ndalojmë, pavarësisht presioneve që bëjnë. Do të vazhdojmë qëndresën tonë derisa të dëgjohet zëri i qytetarëve”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ E dini si e priti ky shtet i korruptuar diasporën tonë? Duke i vënë gjoba të larta!

Protesta kundër qeverisë Rama ka vijuar edhe sot për të 23-ën ditë radhazi në Tiranë …