Demokratët Europianë – Ramës: Shqiptarët duan Europën, jo marrëveshje private për oligarkët!

Partia Demokratike Europiane (European Democrats) ka shprehur mbështetje për qytetarët shqiptarë dhe kritika ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e shpërndarë nga llogaria zyrtare e European Democrats, shfaqet një foto nga protesta masive në kryeqytet me mbishkrimin: “Shqipëria ka nevojë për Europën, jo për oligarkët”, ndërsa në sfond duket pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në bulevard.

Në deklaratën e tyre, Demokratët Europianë theksojnë se demonstrata e djeshme përcolli një mesazh të qartë për të ardhmen që kërkojnë shqiptarët.

“Demonstrata masive e djeshme dërgoi një mesazh të qartë: shqiptarët duan një të ardhme europiane, jo marrëveshje private për oligarkët. Edi Rama duhet të zgjedhë transparencën, shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e natyrës përpara marrëveshjeve të bëra prapa dyerve të mbyllura dhe privilegjeve për të fuqishmit. Shqipëria nuk është në shitje”, thuhet në reagimin e tyre.

Rama thirrja

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …