Protesta/ E dini si e priti ky shtet i korruptuar diasporën tonë? Duke i vënë gjoba të larta!

Protesta kundër qeverisë Rama ka vijuar edhe sot për të 23-ën ditë radhazi në Tiranë me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve.

Gjatë tubimit, një grua ka marrë fjalën në podiumin e improvizuar, duke ngritur akuza ndaj sjelljes së policisë së shtetit në kufi, veçanërisht ndaj mjeteve të diasporës që erdhën në Shqipëri gjatë fundjavës për t’iu bashkuar protestës.

Ajo tha se automjetet e ardhura nga diaspora janë penalizuar me gjoba të larta dhe se nuk janë lejuar të largohen nga vendi pa shlyer detyrimet.

Sipas saj, kjo është një mënyrë e padrejtë trajtimi ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që erdhën për të marrë pjesë në protestë.

“E di si e priti ky shtet i korruptuar diasporën tonë? Duke i vënë gjoba maksimale. Të gjitha makinat që kanë hyrë në kufi janë gjobitur me shuma të larta. E papranueshme që bijtë tanë të trajtohen kështu. Nuk i kanë lënë të kalojnë pa paguar gjobat, janë detyruar të kthehen për t’i shlyer,” u shpreh ajo.

Deklarata u prit me reagime nga protestuesit e tjerë, ndërsa protesta vijoi normalisht në shesh.

About Redaksia

Check Also

Reagimi zyrtar/ Kushner dhe Ivanka Trump përgënjështrojnë Ramën

Rama u mundua te fshihej nga protestuesit në lidhje me investimin në Zvërnec duke deklaruar …