Kjo që po ndodh është kundër një kulture: “Ju sundoni, ne sundohemi.”

Paulin VILAJETI, Pastor
Pas një muaji protestash në Tiranë, reflektimi im nuk ndalet te figurat politike, por te ne.
Vendi ynë nuk mbahet peng nga një kryeministër apo nga një klasë politike.
Vendi ynë mbahet peng nga kultura jonë e heshtur e pranimit të sundimit.
Kemi jetuar gjatë duke e konsideruar nënshtrimin si “normalitet”.
Por ajo që po shohim sot është më shumë se një protestë.
Është lindja e një kulture të re ndërgjegjësimi.
Politikanët nuk tremben nga thirrjet e rrugës.
Ata dridhen përballë ndryshimit të karakterit të një populli që nuk pranon më të jetë i nënshtruar.
Dhe le ta themi qartë:
Kjo që po ndodh thellë thellë nuk është kundër një qeverisje.
Kjo është kundër një kulture: “Ju sundoni, ne sundohemi.”
Ata luajnë ende lojën e vjetër, sepse besojnë se ne jemi të njëjtët.
Se kultura jonë e dorëzimit është e palëkundur.
Por çdo individ që ngrihet për dinjitetin e tij, është një gur që lëkund themelet e këtij pushteti.
Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në zyrat e tyre, por në zemrat dhe mendjet tona.
Kur ne ndryshojmë qasjen ndaj së vërtetës dhe drejtësisë, sundimi i tyre bëhet i pavlefshëm.
Ky është alarmi për ta:
Ne nuk po kërkojmë thjesht një ndryshim qeverie.
Ne po ndërtojmë një kulturë të re, ku pushteti i vërtetë nuk është pas dyerve të zyrave, por te qëndresa e popullit në shesh.
Dhe të jem i qartë: jo çdo fjalim që dëgjohet në atë shesh përfaqëson bindjet e mia.
Por e drejta për t’u shprehur lirshëm është ajo që duhet mbrojtur mbi gjithçka.
Ky nuk është vetëm ndryshim emrash në pushtet.
Është afirmimi i dinjitetit që na takon si njerëz të lirë.
Por pavarësisht nga e gjithë kjo, shpresa ime nuk është te ndryshimi i kulturës.
Shpresa ime e vetme është tek Krishti, i Cili i Vetmi ka fuqinë të ndryshojë jetën tonë nga brenda.
Sepse vetëm Ai e bën njeriun vërtet të lirë! – Gjoni 8:36

About Krye Redaktor

Check Also

Emigranti: Nesër ky do të largohet, por duhet të hetohet dhe t’i sekuestrohet e gjithë pasuria!

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia ka mbajtur fjalën e tij në ditën e …