Kongresmeni amerikan propozon amendamentin: Të hetohen lidhjet e qeverisë Rama me drogën

Një amendament i paraqitur nga kongresmeni amerikan Joe Wilson në Komisionin e Rregullave të Kongresit të SHBA parashikon hartimin e dy raporteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare, që lidhen me zhvillimet në Ballkan dhe konkretisht Shqipërinë dhe Serbinë.

Sipas propozimit, brenda 180 ditëve nga miratimi i ligjit, institucionet amerikane do të duhet të dorëzojnë një raport të klasifikuar mbi Shqipërinë, i cili do të analizojë shkallën e narkotrafikut në vend dhe rolin e mundshëm të qeverisë shqiptare në lehtësimin e tij.

“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:

-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri

-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, shkruan amendamenti.

Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongresin Amerikan.

Së bashku me Robert Aderholt ai është bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA, në Dhomën e Përfaqësuesëve.

About Redaksia

Check Also

Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të …