Dava MARKU
Gjithnjë kam vendosur të jem vetvetja, duke zgjedhur një gjuhë që bashkon, por pa hequr dorë nga mendimet dhe veprimet e mia prej një njëriu të lirë e të ekuilibruar.
Përpiqem të jem zëri i atyre demokratëve që kërkojnë bashkim, debat me ide, respekt dhe vizion, meritokraci dhe fitore.
Partia Demokratike nuk ka nevojë vetem për fitues brenda vetes, por ka etje për fitore përballë kundërshtarit.
Partia Demokratike si ASET KOMBËTAR ka nevojë të mos lërë në një anë një kontributor pasi humb një pjesë të forcës së saj.
Ama sa herë që i jepim hapësirë një të riu, fitojmë një shpresë të re.
Mençuria është t’i bëjmë të ecin së bashku.
Le të ndërtojmë ura mes brezave, jo mure mes demokratëve.
Nuk kemi nevojë për një Parti Demokratike që ndan demokratët në “të vjetër” dhe “të rinj”. Kemi nevojë për një Parti Demokratike që i bashkon në një ekip, ku përvoja udhëheq, rinia frymëzon dhe merita respektohet. Vetëm kështu fitohet besimi i qytetarëve dhe vetëm kështu fitohet Shqipëria.
Vetëm kështu Partia Demokratike dhe çdo zë opozitar i bashkuar mund të jetë alternativa që Shqipëria pret.
Gazeta RD