Berisha: Shqiptarët nga të katër anët e dheut po vërshojnë sot nga toka, ajri dhe deti drejt Tiranës!

Tirana do të presë sot protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Kryetyari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, shqiptarët nga të katër anët e dheut po vërshojnë sot nga toka, ajri dhe deti drejt Tiranës. Zoti i bekoftë!

Protesta e sotme është mbarëkombëtare ku diaspora pritet të jetë në Tiranë në mbështetjes së revoltës 35 ditore. Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme, ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesëmarrëse në protestën e Tiranës.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD vazhdon ripërtëritjen, dy të tretat e kryesisë u ripërtërinë me zonja, vajza, gra dhe të rinj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike vazhdon ripërtëritjen, dy të tretat e …