250-vjetori i SHBA/ Berisha: I urojmë edhe mijëra vite vendit, shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë në botë

Kryetari i PD, Sali Berisha uroi SHBA në 250-vjetorin e pavarësisë, për atë që e cilësoi si shtyllën e pamposhtur të lirisë dhe demokracisë në botë.

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha pavarësia, është një ngjarje e madhe për kombin amerikan dhe mbarë njerëzimin, për sa kohë SHBA kanë qenë dhe janë vendi udhëheqës i lirisë në botë.

“Të dashur miq, sot është 4 korriku, është 250 vjetori i pavarësisë së SHBA, një ngjarje e madhe për kombin e madh amerikan dhe mbarë njerëzimin, për sa kohë SHBA kanë qenë dhe janë vendi udhëheqës i lirisë në botë.

Ndaj dhe t’i urojmë ne edhe mijëra e mijëra vite të tjera si shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Rama nuk është më legjitim”/ Reagimi i deputetes që u largua nga PS në BBC

Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi …