Kërkohet dorëheqjen e Ramës, qytetarët dhe diaspora “zbarkojnë” në Sheshin Skënderbej

Ka nisur organizimi i protestës së 35-të kundër kryeministrit Edi Rama në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku janë mbledhur qytetarë dhe përfaqësues të diasporës.

Protestuesit kanë shpalosur pankartën me mesazhin “Mjaft më! Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”, duke theksuar kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim politik në vend.

Kjo protestë shënon herën e dytë që diaspora i bashkohet tubimeve në kryeqytet, duke u bërë pjesë e lëvizjes së vazhdueshme kundër qeverisë.

Pas mbërritjes në Tiranë, një pjesë e protestuesve nga diaspora janë drejtuar edhe drejt komisariatit, ku ndodhen disa prej personave të arrestuar gjatë protestës së mëparshme pranë Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e rendit.

About Redaksia

Check Also

Bulevardi gumëzhin nga protestuesit: O Erion o legen prite Ramën se po vjen!

Djetëra mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në Bulevardin Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe …