Armiku i jashtëm dhe i brendshëm dhe Rama si fosil i ri i komunizmit të vjetër!

Nga Petrit VASILI

Histeria e kërkimit të armiqve nga Rama dhe tufa që e rrethon është sa tragjike, aq edhe komike.

Si njerëz të rëndomtë, të arsimuar pak dhe keq, me të vetmen dhunti të spikatur hajdutllëkun, Rama & Co. janë sot përballë një situate që kërkon mendim dhe reflektim të thellë politik, cilësi të cilat ata nuk i kanë pasur kurrë.

Pragmatikë dhe ithtarë të idesë se po të kesh para, mban pushtetin dhe blen të tashmen e të ardhmen, si dhe blen edhe drejtësinë kur të duhet të përballesh me të, këta shpërdorues të pacipë të pushtetit ndodhen përballë një situate që nuk e imagjinonin kurrë.

Sot Rama & Co. janë një kopje shumë e shëmtuar dhe dhimbshëm qesharake e Partisë së Punës në fund të viteve ’90, kur Byroja Politike dhe Ramiz Alia, në atë kohë, u përballën me shkërmoqjen e pushtetit të tyre pa asnjë mundësi shpëtimi.

Shkurt e thjesht, Rama është shëmbëlltyra e fosilit të ri të komunizmit të vjetër.

Por, ndërsa Ramiz Alia atëherë u përpoq dhe ia arriti të zbuste traumën politiko-shoqërore, duke evituar gjakderdhjen, si dhe përgatiti largimin e tij gradual, ndryshe nga ai, Rama dhe të gjithë hajvanët përreth tij po sillen si sharlatanë të vërtetë politikë.

Rama & Co. bënë të vetën idenë bolshevike se pushtetin që kemi rrëmbyer nuk e lëshojmë kurrë, përveçse me gjak, duke u treguar dishepuj komunistë të Enver Hoxhës, por sigurisht shumë larg atij për sa i takon sensit politik dhe, praktikisht, një kopje mizerabël e tij.

E gjithë sjellja e Ramës & Co. është kaq primitive dhe kaq shumë idiote, saqë edhe komunistët e fundit në pushtet në fundvitet ’90 duken lule përpara këtyre.

Të gatshëm të nxjerrin çdo lloj hajvanllëku nga goja, këta përditë koleksionojnë agjentura imagjinare, saqë radha, mesa duket, do t’u vijë edhe atyre afrikanëve, vetëm e vetëm që të justifikojnë qëndrimin e tyre në karriget e pushtetit, që qelben erë.

Shpikja e agjenturave greke, serbe, iraniane, kosovare, maqedonase dhe lista nuk mbaron, është piktura e paranojës së fosilit neokomunist Rama.

Këta njerëz të trashë refuzojnë të pranojnë dialektikën e ndryshimit dhe të zëvendësimit dhe kanë mbetur peng i obsesionit psikopatesk të moslargimit nga pushteti.

Është tashmë kaq i qartë mesazhi që vjen nga protesta se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se pushtetit injorant e të korruptuar gjer në palcë rilindas i ka ardhur fundi.

Shpikja e armiqve të brendshëm e të jashtëm, si gjetja më idiote e Ramës, që ishte qesharake edhe në fundvitet ’90, mendoni se sa qesharake duket sot.

Armiqtë e vetëm janë fosilet e mosndryshimit, si Rama & Co., të cilët vetëm po poshtërohen përditë në sytë e njerëzve dhe ku mbrojtja që i bëjnë karrigeve të tyre është kaq bajate, saqë po i bën gjithnjë e më të pështirë në sytë e shqiptarëve.

Ikni, mor fatkeqësia më e madhe e vendit, e shtetit dhe e moralit, ikni, se edhe fare pak kohë keni për të shpëtuar ç’mund të shpëtoni.

As ju dhe askush nuk kthen dot mbrapsht rrotën e historisë, e cila ju ka nxjerrë jashtë si jashtëqitje politike e pariciklueshme.

About Redaksia

Check Also

Një thirrje zgjuese për të cilën sot ka nevojë SPAK

Nga Ndriçim KULLA Në sisteme ku besimi publik është i humbur, çdo fjalë e një drejtuesi …