Aktivisti-ministrit Lamallari: Kostumin me kollare do të ta zëvendësojmë me rrobat e burgut!

Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës në protestën para Kryeministrisë iu drejtua Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit, pas deklaratave të tij për avokatin e protestuesve, Gentian Sejranin. Gjatë fjalës së tij, Lika i tha Ministrit të Brendshëm se “i erdhi fundi” dhe e pret burgu.

“Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari që shtrëngonte kollaren kur e emëroi Rama, sot pati guximin të merret me avokatët. I themi edhe Besfortit, të erdhi fundi! Atë kostumin me kollare do të ta zëvendësojmë me rrobat e burgut!”, tha Lika.

About Redaksia

Check Also

Të martën protestë e madhe para Parlamentit

Gjatë fjalës së tij në ditën e 98-të të qëndresës popullore para Kryeministrisë, aktivisti u …