Aktivisti risjell 5 kërkesat e qytetarëve: Të gjitha të çojnë te dorëheqja e Ramës!

Në protestën e 40-të, aktivisti Andi Tepelena ka risjellë në vemendje edhe një herë pesë pikat e panegociueshme të qytetarëve.

Me ironi dhe një mesazh të përsëritur, Tepelena e përmblodhi qëndrimin e protestuesve në një kërkesë të vetme, duke e kthyer dorëheqjen e Ramës në pikën kryesore të protestës së 40-të.

Tepelena: Të dashur miq, vëllezër e motra. Do ta fillojmë me pesë kërkesat e famshme që dolën nga ky shesh. Duke u konsultuar me njerëzit.

Pika një. Dorëheqje e kryeministrit Rama.

Pika dy. Dorëheqje e kryeministrit Rama.

Pika tre. Dorëheqje e kryeministrit Rama.

Pika katër. Dorëheqje e kryeministrit Rama.

Dhe pika e pestë… është pak e çuditshme.

Dorëheqja e kryeministrit Rama.

About Redaksia

Check Also

SHBA, masa ndaj terrorizimit të ekstremit të majtë/ Rubio kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes …