Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka akuzuar Ramën se po përpiqet të manipulojë opinionin publik, ndërsa sipas tij, eurodeputetët europianë kanë mbështetur amendamentet e opozitës që lidhen me korrupsionin, drejtësinë dhe përdorimin e burimeve shtetërore.
Dikush ta njoftojë Edi Ramën se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës, të cilat PS i refuzoi, , shkruan Bardhi.
Bardhi ka ironizuar kryeministrin duke thënë se , gënjeshtrat e tij nuk i beson as vetë, dhe se rruga politike e Ramës dhe e Rilindjes, sipas tij, është drejt fundit.
Reagimi i Gazment Bardhit:
VLERËSIMI: ★✩✩✩✩
Kaq përgjigje meriton, se të ka dalë boja fare! Vështirë të të marrësh seriozisht. Kushdo në Parlamentin Europian të shihte si Klloun të korruptuar dhe zar të krimit të organizuar! 👹
Gënjeshtrat e tua nuk i beson as vetë. 👺
Po! Rruga që ke marrë është e pandalshme. Ti dhe Rilindja do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë!
-*-
Sqarim për qytetarët:
Dikush ta njoftojë Edi Ramën se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës, të cilat PS i refuzoi.
Amendamentet e miratuara kërkonin:
* ndalimin e blerjes së votës, patronazhimit dhe keqpërdorimit të burimeve shtetërore;
* rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
* respektimin e standardeve europiane për imunitetin parlamentar;
* mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe të drejtësisë;
* transparencë për PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike;
* mbrojtjen e pronës, zonave të mbrojtura dhe lirisë së medias.
Një lojë me letra bixhozi në një lokal të Strasburgut mund të jetë e vetmja dorë që fitoi delegacioni i PS-së. Sepse në tavolinën politike të Europës, eurodeputetët u bashkuan me opozitën për të miratuar amendamente që denoncojnë pikërisht modelin e qeverisjes së Edi Ramës: blerjen e votës, patronazhimin, korrupsionin, kapjen e shtetit, cenimin e pavarësisë së drejtësisë, PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike.
Gazeta RD