Vritet me armë një i ri brenda makinës në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Prekalit, në Shkodër.

Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka dhënë informacionin paraprak lidhur me vrasjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir është gjetur brenda një automjeti shtetasi me iniciale A.K., i dyshuar se është vrarë me armë zjarri.

Hetuesit po punojnë gjithashtu për identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policise

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, shtetasi A. K.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

About Redaksia

Check Also

Ministria e Drejtësisë nuk ka kërkuar ekstradimin e Ermal Beqirit

Nga dorëzimi i kërkesës për të ekstraduar nga Franca, Ermal Beqirin, Ministria e Drejtësisë po …