Noka: E shikoni me kë do e bënte Rama “Ballkanin e Hapur”?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres së qeverisë së Aleksandër Vuçiç, se nëse do ishte në vendin e Millosheviçit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Noka shkruan se, me këto lloj farë serbi, Edi Rama do ta hapte Ballkanin.

Reagimi i Nokës

E shikoni me kë do e bënte Rama “Ballkanin e Hapur?

Nëse Vuçiq do ishte gatuar ndryshe nga kjo pastruesja etnike, ai jo vetëm që do e dënonte publikisht këtë deklaratë, por duhej ta shkarkonte menjëherë ministren në fjalë.

Mirëpo ai stan i Millosheviqit atë bulmet ka. Me këtë farë serbi do e hapte Ballkanin sivëllai i tyre, Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Protestat nuk do të ndalen

Kjo e martë shënon ditën 45-të të protestës në Tiranë, teksa tashmë kanë njoftuar se …