Një protestues, gjatë tubimit para Kryeministrisë, i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë pasurinë e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, ndërsa kërkoi edhe arrestimin e tyre.
“Kërkojmë arrestimin e Ramës. SPAK të hetojë pasurinë e tij, të Lindës dhe të Belindës. Të hetojë pasurinë e Ballukut. Pse nuk është Belinda ende në burg?”, u shpreh protestuesi.
Ai vijoi me thirrje kundër qeverisë, duke deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
“Rama në burg, Belinda në burg. Nuk do të dorëzohemi derisa të ketë drejtësi. I duam të gjithë politikanët në burg”, deklaroi ai.
Gazeta RD