E pa dëgjuar, s’ka para për pensionistët/ Drejtoresha dhe banda e Durrësit vjedhin paratë e pensioneve, asnjë i arrestuar

Pensionistët në Durrës kanë të paktën 12 ditë që nuk kanë marrë pensionet. Arsyeja është se posta nuk ka para. Paratë që kanë shkuar për pensionistët janë vjedhur nga Drejtoresha e Postës së Durrësit dhe banda e Durrësit që e ka emëruar atë në atë pozicion.

Eshtë një rast unikal i pa dëgjuar më parë që paratë e pensionistëve vidhen nga ata që duhet të japin këto para tek pensionistët. Pra, vetë shteti ka arritur sot në pikën që po vjedh hapur pensionistët.

Dhe si të mos mjaftojë ky skandal, vjen edhe skandali tjeër. Drejtoresha është lënë e lirë me 3 milionë eurot që ka vjedhur me bandën e Durrësit dhe asnjë person nuk është arrestuar.

Kontrollet e brendshme në filialin e Postës Shqiptare në Durrës kanë zbuluar abuzime në administrimin e fondeve, duke sjellë shkarkimin e drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe referimin e çështjes në Prokurori.

Posta Shqiptare ka kërkuar hetim të plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, ndërsa për të njëjtën çështje janë depozituar tre kallëzime penale nga palët e përfshira. Kallëzimi i parë është bërë nga vetë Posta Shqiptare ndaj drejtoreshës së filialit, shefes së financës, arkëtares dhe punonjësve të tjerë, pas konstatimeve të kontrollit të kryer nga strukturat e institucionit.

Shefja e financës, Valbona Duni, e cila ka dhënë dorëheqjen në fillim të mujit, ka bërë gjithashtu një kallëzim penal ndaj drejtoreshës Elisabeta Mataj, me profesion juriste, duke e denoncuar për përvetësim të shumave të mëdha nga fondet e postës.

Sipas të dhënave të siguruara nga Top Channel, në një prej kallëzimeve pretendohet se vetëm gjatë muajve prill dhe maj janë tërhequr nga arka e filialit rreth 69 milionë lekë ose rreth 700 mijë euro, të destinuara kryesisht për degët e Shijakut dhe Krujës, përfshirë fondet për ndihmën ekonomike, invaliditetin dhe transportin e mësuesve dhe nxënësve. Këto para dyshohet se nuk kanë përfunduar në destinacion.

Nga ana tjetër, Elisabeta Mataj ka depozituar një kallëzim penal ndaj shefes së financës dhe arkëtares, duke i akuzuar për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentesh. Ajo ka kërkuar dhe hetim të dokumentacionit financiar të paktën dy vitet e fundit. Sipas burimeve, dëmi ekonomik i dyshuar mund të arrijë në rreth 3 milionë euro, por do të jetë hetimi i Prokurorisë ai që do të përcaktojë përgjegjësitë konkrete. Pritet që tre kallëzimet penale të bashkohen në një dosje të vetme për të zbardhur të gjitha rrethanat e çështjes.

About Krye Redaktor

Check Also

Protestat nuk do të ndalen

Kjo e martë shënon ditën 45-të të protestës në Tiranë, teksa tashmë kanë njoftuar se …