Skandal në Burrel, Vata: 1.2 milion euro u zhdukën, jepen sërish 1 milion euro

Deputetja e PD, Denisa Vata deklaron se, Unaza e Burrelit është monumenti i korrupsionit, papërgjegjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë së kësaj qeverie.

Vata thekson se një investim prej 1.2 milionë eurosh është shembur, ndërsa në vend të hetimit dhe nxjerrjes së përgjegjësive është hapur një tender i ri prej rreth 950 mijë eurosh për të njëjtën vepër.

Sipas saj, dokumentet e ARRSH-së konfirmojnë problemet në projektim dhe mungesën e masave për rrezikun e rrëshqitjeve, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si menaxhohen fondet publike.

Deklarata

Unaza e Burrelit eshte monumenti i korrupsionit, papergjegjshmerise dhe pandeshkueshmerise se kesaj qeverie.

Per ndertimin e saj u shpenzuan rreth 1.2 milione euro nga taksat e shqiptareve.

Sot ajo rruge eshte shembur pothuajse ne te gjithe gjatesine e saj.

Dhe ne vend qe te kerkohej pergjegjesi per nje investim publik qe ka deshtuar, qeveria ben te kunderten. Hap nje tender te ri me vlere 950 mije euro, duke u kerkuar shqiptareve te paguajne edhe nje here.

Nese 1.2 milione euro nuk mjaftuan per te ndertuar nje rruge, mbi cfare logjike teknike dhe financiare pretendohet se 950 mije euro do ta zgjidhin problemin?

Kush garanton se kjo nuk do te jete nje fature e dyte per te njejtin deshtim? Kush garanton se projektuesit, mbikeqyresit dhe i gjithe zinxhiri i pergjegjesise nuk jane serish te njejtet?

Sot po bej publik nje dokument zyrtar te Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ne kete shkrese, te dates 12 janar 2026, vete ARRSH pranon se projekti i paraqitur nga Bashkia Mat nuk kishte evidentuar rrezikun e rreshqitjeve dhe, per pasoje, nuk kishte parashikuar masa inxhinierike per trajtimin e tyre.

Ky nuk eshte pretendim i opozites por pranim zyrtar i institucionit pergjegjes.

Ne cdo shtet normal, nje investim publik qe deshton ne keto permasa do te sillte menjehere nje verifikim te plote institucional per te percaktuar pergjegjesite dhe cdo dem te shkaktuar buxhetit te shtetit.

Ne Shqiperi ndodh e kunderta.

Nuk kerkohet pergjegjesi per 1.2 milione eurot e para por hapet nje tender i ri me 950 mije euro te tjera.

Paradoksi nuk eshte se po ndertohet perseri rruga. Paradoksi eshte se shteti po paguan per here te dyte, pa u thene ende shqiptareve pse deshtoi pagesa e pare dhe kush mban pergjegjesi per te.

Partia Demokratike kerkon qe SPAK te nise menjehere hetimet per kete investim, te verifikoje pergjegjesine e cdo zyrtari, projektuesi, mbikeqyresi dhe subjekti te perfshire, si edhe te ndaloje cdo shpenzim te ri publik pa u zbardhur me pare pse deshtuan 1.2 milione eurot e para.

Unaza e Burrelit eshte simboli i nje modeli qeverisjeje ku deshtimi nuk ndeshkohet, por financohet perseri me parate e qytetareve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …