Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë, Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka përshëndetur shpalljen “non grata” nga Kosova të ministres serbe, e cila deklaroi në media, se ajo do kishte bërë spastrim etnik nëse do ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit.

Reagimi i Nokës

Kosova shpall non grata ministren e Serbisë,
Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova

Ju shqiptarë të Kosovës që ende ju ka ngelur një fije simpatie për Edi Ramën, hapni sytë!

Ja ku e keni faktin se është armik i Kosovës.

E ka dashur dhe e do të nënshtruar ndaj vetes dhe ndaj Vuçiç.

Ai shpall të padëshiruar shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, sepse protestojnë kundër regjimit të tij në atdheun e tyre; kurse ministren serbe që thotë se do e spastronte Kosovën nga shqiptarët, nuk e shpall, sepse ajo i shërben agjendës së sivëllait të tij, Vuçiç.

Edi Rama është Ballkan Pazar, antishqiptar, antikosovar. Ai ushqen retorikën kundër-kosovare në radhët e mbështetësve të tij fanatikë dhe lokalistë.

Do të mjaftonte vota kundër Rezolutës së propozuar nga PD, për Njohjen e Gjenocidit që shkaktoi Serbia në Kosovë, për ta flakur në koshin e historisë.

Largimi i tij është emergjencë kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …