Emigrantia nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi dictatorial!

Shqiptarja nga Frankfurti, Afërdita Bërdufi, ka marrë pjesë në protestën e 46-të në Tiranë, ku u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos përçahen për shkak të bindjeve politike, duke e cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për vendin.

Sipas saj, hapi i parë është largimi i qeverisjes aktuale, ndërsa më pas duhet të krijohen mundësi për gara të lira politike dhe një sistem më transparent.

Shqiptarja nga Frankfurti, Afërdita Bërdufi: Pas përfundimit të gjimnazit në Elbasan, jam detyruar të largohem nga Shqipëria, sepse këtu nuk të ofrohet mundësia të krijosh një jetë dinjitoze, një jetë në një vend demokratik.

Për këtë arsye, jo vetëm i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi politike për të gjitha këto që kanë ndodhur vitet e fundit, por gjithashtu dua t’ju transmetoj mbështetjen time shumë të madhe, sepse unë njëkohësisht jam organizatore e protestave sensibilizuese që organizohen në Frankfurt.

Ne e mbështesim kauzën tuaj, sepse kauza juaj është shumë e drejtë. Kemi ardhur nga Frankfurti si grup për t’ju mbështetur dhe për të arritur së bashku të krijojmë një shtet të së drejtës, një shtet demokratik, jo vetëm në letra, por realisht demokratik. Kam vetëm një lutje për të gjithë ju. Ju lutem, këtë kauzë mund ta fitoni, sepse më të fortë se populli nuk ka. Por duhet të bëheni të gjithë bashkë.

Duhet ta mendoni të gjithë se hapi i parë është heqja e këtij regjimi diktatorial. Hapi i dytë është hapja e garave të lira, me drejtësi dhe transparencë, për të gjithë ata që duan të bëjnë një karrierë politike.

Nuk ka asnjë problem, bindjet politike janë të ndryshme. Por ju lutem, dhe ky është mesazhi që dua t’ju jap, bëhuni bashkë dhe mos e lini veten të përçaheni nga bindjet politike.

Tani detyra numër një është heqja e këtij regjimi diktatorial. Regjimet diktatoriale janë shumë të vështira për t’u hequr, ndaj bëhuni bashkë. Më pas mendoni se si të konkurroni politikisht. Kjo është shumë e rëndësishme. Ndryshe do të përçaheni shumë shpejt. Ky është një moment historik shumë i rëndësishëm.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …