Nga Bardh SPAHIA
Deklarata e fundit e Komisioneres Europiane, Marta Kos, është një demaskim i plotë dhe një shuplakë e rëndë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij hajdute.
Europa e vërtetë sapo foli qartë dhe preu gënjeshtrat me thikë: ligjet me porosi nga krimi për “Investimet Strategjike” dhe masakra mbi Zonat e Mbrojtura duhet të shfuqizohen menjëherë!
Ky është konfirmimi zyrtar se Bashkimi Europian nuk pranon tiranët, kllounët dhe politikanët e korruptuar që e trajtojnë Shqipërinë si pronë private për ta ndarë me krimin me të cilin merr dhe mban pushtet.
E vetmja pengesë e vërtetë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së nuk janë qytetarët e lirë që kanë mbushur sheshet por është pikërisht kjo qeveri e korruptuar dhe antishqiptare e drejtuar nga Rama, e ngritur me krim dhe që punon vetëm për krim.
Ata nuk mund të fshihen më pas propagandës boshe në Tiranë kur e vërteta u përplaset në fytyrë nga Brukseli. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e një grushti pushtetarësh të babëzitur!
Shqipëria e meriton Europën dhe qytetarët nuk do të ndalen derisa të shembin këtë mur korrupsioni që mban peng të ardhmen e çdo shqiptari të ndershëm që ka vendosur të jetojë me dinjitet dhe shpresë në vendin e vet!
Gazeta RD