Lubonja: Ne jemi si flamingot sepse Rama po na largon nga habitati me industrinë e betonit!

Analisti Fatos Lubonja teksa ka marrë pjesë në protestën e 48 kundër qeverisë ka deklaruar se flamingot janë simbol i protestës pasi  ashtu si projekti rrezikon t’i largojë ata nga habitati ashtu edhe betonizimi ka larguar banorët nga qyteti.

Sipas Lubonjës, Rama po iu merr qytetarëve habitatet shekullore.

“Dashur pa dashur, disa me vetëdije disa pa vetëdije identifikohen me flamingot. Kjo që po ndodh atje po i nxjerr flamingot nga habitati shekullot dhe rrezikojnë të mos kthehen më. Ne jemi si flamingot sepse ky po na largon nga habitati me industrinë  e betonit, na mori Tiranën historike”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Ofendimi i Ramës ndaj një mjeku dhe njeriu të dijes/ Ja kushtoi jetën shërbimit

Klodi STRALLA “Deputetët nuk duhet të bëjnë Arqile Botin!” Kështu u shpreh sot Naltgjatësia i …