1 milion euro abuzim në vit/ Zhupa: Bashkia e Sarandës zhvat taksat e qytetarëve!

Deputetja e PD, Ina Zhupa, denoncoi sërish abuzimet që bëhen në Bashkinë e Sarandës, me në krye Oltjon Çaçin.

Sipas saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se vetëm në një vit, në këtë bashki bregdetare janë abuzuar 1 milion euro, kosto që sipas saj e paguajnë qytetarët.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme dhe ta vënë atë në shërbim të qytetarëve.

“Raporti i fundit i KLSH-së është, në fakt, aktakuza më e mirë për Bashkinë e Sarandës. Në vetëm 1 vit të audituar janë rreth 1 milion euro të abuzuara nga kjo bashki. Qartësisht nuk kemi të bëjmë me një apo dy zyrtarë të paaftë, por kemi të bëjmë me një model qeverisjeje, me një model për të zhvatur paranë publike dhe për të keqqeverisur.

Të dhënat tregojnë që rreth 630 mijë euro janë dëm ekonomik për shkak të mosveprimit të bashkisë.

226 mijë euro është dëm ekonomik për shkelje në prokurime, 101 mijë euro janë dëm ekonomik për punime të paguara, por në fakt të pakryera, dhe 117 mijë euro janë dëm ekonomik për ahengje, për projekte artistike-kulturore, të cilat nuk janë bërë sipas prokurimeve.

Qartësisht kemi të bëjmë me një bashki që abuzon me taksat e qytetarëve, që i vjedh ato dhe nuk punon për interesin publik.

Ndaj dhe ne do ta denoncojmë çdo ditë, do të jemi në krah të qytetarëve për protestat e tyre dhe problematikat e tyre dhe do t’i garantojmë jo vetëm se do t’i çojmë dosjet para drejtësisë, por ne do ta marrim në dorë Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme dhe ta vëmë atë në shërbim të qytetarëve”, shprehet Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Tano Caridi është lule para Ballës, shkuarja te vila e Agron Shehajt është akt i turpshëm

Besnik Kala: Përshëndetje Doktor, një pyetje në lidhje me kërcënimin e drejtpërdrejtë që Tao i …