Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Gjatë kësaj jave vazhdoi me heroizëm epik protesta rinore qytetare në bulevardin e Tiranës, pavarësisht nga terrori qeveritar i Edi Ramës dhe falangave të tij të krimit ndaj eksponentëve të kësaj proteste dhe pjesëmarrësve të saj.
Kryengritja paqësore e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë vazhdoi e pamposhtur duke siguruar mbështetje të madhe ndërkombëtare.
Duke shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme për këtë lëvizje, për këtë protestë të paprecedent që nga vitet ’90 në historinë e Shqipërisë, ftoj çdo demokrate e demokrat të marrin pjesë në frymën e saj si qytetarë, të bëjnë gjithçka për suksesin e saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk jam kundër zgjedhjes së presidentit nga populli, jam për listat e hapura

Vladimir: Doktor, a jeni ju për ndryshime kushtetuese dhe kod zgjedhor me lista të hapura, …