Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit dhe armik i shqiptarëve

Muharrem Kurti: Përshëndetje Doktor Berisha. U bënë disa ditë që ministria e Vuçiçit flet për spastrim etnik e dëbim të shqiptarëve dhe shteti shqiptar, e Rama nuk ka asnjë reagim. Pse Rama e ka mbyllur gojën për këtë rast?

Sali Berisha: Ju falenderoj për pyetjen. Deklaratat e ministres monstër të Beogradit, me të cilat ajo dëshmon se zgjidhja më e mirë e problemeve ndëretnike është spastrimi etnik dhe gjenocidi, kanë marrë ndëshkim ndërkombëtar.
Kanë reaguar fuqishëm Komisioni Europian në zëdhënësin e saj. Ka reaguar për hir të së vërtetës edhe komisionerja për zgjerimin, zonja Kos. Ka reaguar fuqishëm zëdhënësi i Foreign Office, Ministrisë së Jashtme Britanike.
Por kanë reaguar për hir të së vërtetës dhe dhjetëra, dhjetëra deputetë dhe personalitete në vetë Serbi. Republika e Kosovës e ka shpallur non-grata.
Edi Rama dhe zëdhënësit e tij të turpit në Ministrinë e Jashtme kanë heshtur si fija e barit. Dhe jo vetëm heshtur, por Edi Rama deklaroi se nuk mund të përfshihet në histerizma sa herë një çyryk flet këto apo ato. Edi Rama është një skllav, një vasal i Vuçiçit.
Ta kuptojnë shqiptarët mirë se ç’janë këta, ç’përfaqësojnë, që nuk pranojnë dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Dhe tani kur ministrja e Aleksandër Vuçiçit deklaron se duhej spastruar etnikisht Kosova, Edi Rama e quajti një çyryke.
Ajo është një raciste e egër antishqiptare e cila në të gjitha ligjet e botës meriton dënimet më të rënda.
Por Rama është argat i Vuçiçit, armik i egër i shqiptarëve dhe çështjes së tyre.

About Redaksia

Check Also

49 vite nga pushkatimi i martirëve të demokracisë, poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Nga Bujar Leskaj Dje, datë 17 korrik 2026 u shënuan 49 vjet nga pushkatimi i …