Kryetari i PD, Sali Berisha në një dalje për mediat para SPAK tha se, në korridoret e SPAK gjeta dengje të mëdha me narko-euro, ishin pushtuar nga paratë e drogës.
– Kë gjetët në korridoret e SPAK-ut sot Doktor?
Berisha: Në korridoret e SPAK-ut gjeta dengje të mëdha narko-eurosh.
Kishte një dyndje me thasë saqë mezi kalova korridorin.
Arka dhe thasë, thasë dhe arka plot e përplot me narko-euro.
Me një fjalë, institucioni ishte tërësisht i pushtuar nga paratë e drogës.
Prandaj dhe prej të paktën një viti mbahen sekret emrat e dy apo tre zyrtarëve të nivelit më të lartë që udhëtuan bashkë me biznesmenët me një çarter të veçantë nga Tirana në Aruba.
Aty, çuditërisht gjeta edhe gjykatës kushtetues.
Gazeta RD