Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar në Kuvend se kjo qeveri ka zgjedhur të heshtë në lidhje me protestën e qytetarëve që po vijon prej 51 ditësh.
Ai ka bërë një paralelizëm që edhe pse prej 51 ditësh vijon revolta, PS e paska shumë të lehtë futjen në rend dite të agjendës së tyre.
“Thirrni ndërgjegjes dhe mos heshtni para halleve të shqiptarëve”, ishte thirrja e Këlliçit për kolegët socialistë.
“Mazhoranca me arrogancë distancohet nga hallet e qytetarëve. Me një kërkesë të thjeshtë ndryshohet rendi i ditës dhe vendoset agjenda e PS, kur prej 51 ditësh shqiptarët janë duke protestuar në shesh. PE bën rezoluta dhe parlamenti ynë refuzon të flasë.
Si ka mundësi që kërkesat e opozitës nuk merren parasysh.
Nga 35 amandamente të PD, 31 votohen nga eurodeputetët, ndërsa ky Kuvend hesht për hallet e rinisë shqiptare. Thirrni ndërgjegjes”, tha ai.
Gazeta RD