Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp i bëri jehonë deklaratës së eurodeputetit Zdeçovski, i cili denonco Ramën gjatë një interviste në “Kafe Shqeto” në Syri tv, si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.
Berisha: Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sot jam këtu për deklaratën e deputetit të Parlamentit Evropian, Tomas Zdeçovski, i cili denoncoi dje në një nga mediat e Tiranës, Edi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.
Zoti Zdeçovski thekson se ne po ndjekim paratë. Po ndjekim pra këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës me paratë e grabitura shqiptarëve ose paratë e trafikantëve shqiptarë.
Kjo deklaratë në Parlamentin Evropian është bërë vetëm për diktatorë të tipit Gedafi dhe jo ndonjëherë tjetër për ndonjë lider të një vendi të lirë evropian.
Deklarata e europarlamentarit në mediat shqiptare është aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës dhe familjarëve të tij nga një personalitet i shquar në Parlamentin Evropian, i cili shprehet se po ndjekim paratë.
Rikujton pra parimin e kapjes së mafies duke ndjekur paratë.
E pashembullt!
E paprecedent!
Gazeta RD