Krimineli kthehet në vendin e krimit!

Nga Bardh SPAHIA

Sot Rama shkel në Theth, fiks një vit pasi lëshoi fadromat si bishë mbi kursimet e një jete të thethianëve. Ky është kulmi i pabesisë: i ftoi vetë të ktheheshin e të investonin djersën e kurbetit, vetëm për t’i tërhequr zvarrë e për t’ua bërë rrafsh mundin.
​Tani paska fytyrë të vijë e të shesë “Paketën e Maleve”? Mos u gënjeni nga ky mashtrim i pabesë.
​Ky është plani i tij i rradhës për t’u grabitur tokat e të parëve vendalinjve. Pasi i falimentoi, tani do t’ua ndajë malet thela-thela, siç ka bërë në mbarë Shqipërinë pa asnjë fije transparence, oborrtarëve dhe miqve kriminelë me të cilët mban dhe vjedh pushtetin.
​Thethianët e mençur dhe trima nuk mund ta falin këtë thikë pas shpine! Kjo qeveri hajdute nuk meriton mikpritje, por një refuzim epik dhe dënimin mbarëqytetar.
​Malet janë të malësorëve, jo të çakenjve të pushtetit.

About Redaksia

Check Also

“Kryengritja e Lekut”, ky sukses sureal i qeverisë që nuk mundi të ulë çmimet

Nga Irena BEQIRAJ Tre ekonomistë djem të talentuar, Azmi Stringa, Idlir Gjata dhe Alban Korbi kanë …