Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit janë “bombë”! Rama të japë sqarim publik

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka deklaruar se deklaratat e eurodeputetit Tomáš Zdechovský për Edi Ramën janë një “bombë” dhe tregojnë, sipas saj, pengesën për integrimin europian.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Vokshi tha se, shqetësimet për zgjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet e pretenduara me krimin nuk vijnë vetëm nga opozita, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Ajo i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë sqarime publike dhe i bëri thirrje SPAK-ut të nisë hetim për çështjen.

Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit janë “bombë”. Edi Rama pengesë për integrimin për shkak të lidhjeve të tij me krimin dhe pastrimit të parave përmes familjarëve të tij.

Deklaratat e eurodeputetit janë ndër më të rëndat e thëna ndonjëherë. Ai ka dëshmuar se kush është pengesa për integrimin. Ai e tha hapur se Edi Rama jo vetëm nuk garanton zgjedhje të lira, por po pastron paratë e krimit dhe drogës nëpërmjet familjarëve të tij. Kjo është shqetësuese dhe skandaloze.

Dhe këtë nuk e themi vetëm ne këtu; e thotë edhe Parlamenti Europian. Kjo është një “bombë” që vërteton jo vetëm akuzat e opozitës, por edhe shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Integrimi nuk është fasadë. Integrimi do të thotë shtet i së drejtës, luftë kundër korrupsionit dhe garantim i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Prandaj, duhet të ketë një sqarim publik nga ana e kryeministrit për deklaratat e eurodeputetit, pasi bëhet fjalë për monitorimin e kryeministrit, qeverisë së tij dhe familjarëve të tij.

Kam një thirrje për SPAK-un që të nisë menjëherë një hetim për këtë çështje.

About Redaksia

Check Also

Rama në Theth sulmon protestuesit: Lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistësh…

Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Thethi protestuesit që prej 52 ditësh mblidhen çdo ditë në …