Zhupa: Berisha e planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, nxorri videon e Taulant Ballës nga komisioni, duke manipuluar publikisht të vërtetën lidhur me projektin e aeroportit të Vlorës, me pretendimin se qeveria Berisha e kishte miratuar atë në zonën e mbrojtur të Akërni/Nartës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Zhupa deklaroi se qeveria Berisha e kishte parashikuar aeroportin me Vendimin e KKRT nr. 1, datë 26.02.2009, në zonën e Levanit, pranë aksit Fier–Vlorë, dhe jo në Akërni/Nartë ku po ndërtohet aktualisht.

Ajo theksoi se qeveria Rama e zhvendosi projektin brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë, duke e futur atë në konflikt me Konventën e Bernës dhe me shqetësimet e shprehura nga Parlamenti Europian për mbrojtjen e biodiversitetit dhe respektimin e standardeve mjedisore europiane.

Reagimi i Ina Zhupës

Taulant Balla gënjeu përsëri për aeroportin e Vlorës. Qeveria Berisha nuk ka miratuar planin e aeroportit të Vlorës në zonë të mbrojtur në Akërni/Nartë por në zonën e Levanit.

Ja thashë në sy, por ai e preu videon në 26 sekonda për facebookun e tij, që të dëgjohej vetëm gënjeshtra e tij dhe ta shpërndante si “lajmin e vitit” që Berisha ja u paska lënë aeroportin e Vlorës aty dhe skemi arsye pse e kundërshtojmë ne…

E vërteta është shumë e thjeshtë: qeveria Berisha e kishte parashikuar aeroportin e Vlorës me Vendimin e KKRT nr. 1, datë 26.02.2009, “Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial të Transportit Ajror”, por jo në Akërni/Nartë ku po ndërtohet sot.

Vendndodhja e parashikuar ishte zona e Levanit, në afërsi të aksit Fier–Vlorë. Pra, qeveria Berisha e kishte planifikuar aeroportin jashtë zonës së mbrojtur, ndërsa qeveria Rama e zhvendosi projektin në Akërni/Nartë, brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë.

Konventa e Bernës ka kërkuar në mënyrë të përsëritur pezullimin e projektit të aeroportit të Vlorës, për shkak të rrezikut serioz ndaj biodiversitetit dhe habitateve të mbrojtura të lagunës së Nartës.

Po ashtu, Parlamenti Europian, në rezolutat e tij për Shqipërinë, ka shprehur shqetësim të thellë për ndërtimin e aeroportit në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë dhe ka kërkuar respektimin e legjislacionit mjedisor dhe standardeve europiane.

Taulant Balla nuk mund të fshehë të vërtetën duke kërkuar fajin te Saliu!

Faktet janë publike: Berisha e parashikoi aeroportin në Levan, Rama e zhvendosi në Nartë, duke hyrë në konflikt me Konventën e Bernës dhe me vetë Parlamentin Europian.

Rama nuk fshihet dot më! Ju erdhi fundi.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama nuk ndërton kulla për njerëzit që jetojnë sot, por për një fiksim që ai ka për veten në histori

Nga Ndriçim KULLA Dihet se çdo pushteti, kur ai pushon së qeni administrim dhe kthehet në …