Nuk e paskeni njohur akoma Ramën!

Nga Edi PALOKA

Thethi, Parku Rinia dhe korrupsioni si e vetmja fushë ku shkëlqen ky që ka dështuar prej kohësh si njeri!

Me të drejtë, duke u nisur nga ajo që ndodhi një vit më parë në Theth (ku banorëve jo vetëm ju shkatërruan prona e biznese po dhe u dhunuan e u poshtëruan) ishin të shumtë ata që mendonin se Ramën minimalisht do e prisnin me protesta dje!

Kjo tregon thjeshtë që edhe pas kaq kohësh ende nuk e keni njohur Ramën fare!

Se pari duhet të dini që Rama nuk do shkonte hiç në Theth po të mos kishte përgatitur me kohë pikërisht atë shfaqje që patë dje.

Po pse vajti Rama dje në Theth?

Projektet korruptive qe ka dhe aty si në çdo zonë tjetër të lakmuar të Shqipërisë ? Jo vetëm, sepse ato ai mund ti realizonte dhe pa shkuar vetë aty!

Ai, Rama, që bën arrogantin, që dhunon, fyen e përpiqet të poshtërojë këdo, është thjeshtë një frikacak i rëndomtë. Këtë e dinë të gjithë ata që e kanë njohur nga afër në vite dhe Rama pikërisht për këtë arsye përpiqet që në publik të tregojë të kundërtën e të shesë imazhin e të fortit!

Une nuk e di konkretisht se çfarë ka bërë me banorët në Theth, si ka arritur ti korruptojë , sa kohë ju është dashur sejmenëve të tij ta përgatisin atë shfaqje dje, po unë di të vërtetën për një rast të ngjashëm e të bujshëm; Parkun Rinia!

Siç e dini Rama vazhdon të hapet e të mburret se arriti të shkatrronte lokalet tek Parku Rinia duke e shitur këtë si një akt force të tij! Po si është e vërteta?

Unë nuk e kam treguar ndonjëherë për shkak të faktit që bisedat janë bërë në konfidencialitet dhe nën besim.

Tek Parku Rinia kishin lokale disa persona, të njohur të afërt nga unë, që kur e thërrisnin Ramën “në raport” e bënin të lagej në poture!

I pyeta atëherë se si po e lejonin që shurraqi t’ju shkatërronte bizneset …dhe nga të paktën dy prej tyre mësova të njëjtin fakt; shurraqi kishte bërë marrëveshje me më të fortët aty, që menjëherë pas prishjes tek Parku , do ju jepte leje në zonat me ekskluzive të Tiranës për të ndërtuar dyfishin e atyre që po prisheshin në Park! Provat për këtë i keni përpara syve sot!

Të jeni të bindur që e njëjta gjë ka ndodhur në Theth; me “problematikët” do ndërtojnë përsëri “me leje”, Rama do realizojë projektet që ka patur në momentin që urdhëroi shkatërrimet në Theth, e ndërkohë do shitet dhe si “trim” duke ju a blerë poshtërimin atyre që ishin në takim, me ca leje që do ju japi teze Beneta!

E vetmja fushë ku shkëlqen ky dështaku i gjithanshëm është korrupsioni! Ato që nuk i arriti dot kurrë në jetën e tij me zotësi, po i merr tani nëpërmjet korrupsionit!

About Redaksia

Check Also

Revista amerikane: Protesta më e madhe pas rënies së komunizmit, kërcënohet seriozisht pushteti i Ramës!

Ajo që filloi si një luftë për të mbrojtur një zonë bregdetare të ndjeshme ekologjikisht, …