Deklarata skandaloze e ministres së Vuçiçit/ Kongresmeni: OSBE të mos mbajë samitin në Beograd

Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, reagoi pas deklaratave skandaloze të ministres së Aleksandër Vuçiçit.

Në një kohë kur Edi Rama po refuzon të reagojë për këtë çështje, nga përtej oqeanit vjen një qëndrim i fortë.

Ligjvënësi amerikan i Partisë Republikane kërkon që OSBE të mos pranojë ofertën e Beogradit për organizimin e samitit vjetor të kësaj organizate.

Wilson i quan deklaratat të neveritshme dhe nxitëse.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye duhet një reagim nga OSBE, pasi kjo organizatë është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë.

Këto komente të neveritshme dhe nxitëse nga një udhëheqëse në qeverinë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE nuk duhet ta marrë në konsideratë ofertën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të ringjallur tensionet etnike,” shkruan kongresmeni amerikan.

Image

About Redaksia

Check Also

Revista amerikane: Protesta më e madhe pas rënies së komunizmit, kërcënohet seriozisht pushteti i Ramës!

Ajo që filloi si një luftë për të mbrojtur një zonë bregdetare të ndjeshme ekologjikisht, …