Deputetja e PD, Ina Zhupa ka sulmuar në Kuvend ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, duke e ironizuar për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe emergjencave në vend.
Zhupa iu drejtua ministrit duke e pyetur për dy avionët që, sipas saj, ishin premtuar për ndërhyrje ndaj zjarreve.
Më tej, deputetja e PD akuzoi mazhorancën se punon me të njëjtin qëllim, duke pretenduar se institucionet i shërbejnë kryeministrit Edi Rama dhe interesave personale.
“Je në SPAK, ku janë dy avionët për zjarre Pirro? Nuk jemi njëlloj. Ndaj do krahasohemi dhe na krahasojnë! Të gjithë punoni me një qëllim, t’i shërbeni Ramës, pasurimit të tij, të rregulloni ndonjë punë për vete.
Zoti Balla gënjeu, kur tha se Bardhi kishte frikë që erdhi 5 minuta para. Por në fakt ne ishim në mbledhje së Konferencës së Kryetarëve.
Duhet të ishe ngritur për ata qytetarët e përmbytur në Sarandë. I keni çuar fondet e Emergjencës për ahengje!”, tha ajo.Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sulmuar në Kuvend ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, duke e ironizuar për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe emergjencave në vend.
Zhupa iu drejtua ministrit duke e pyetur për dy avionët që, sipas saj, ishin premtuar për ndërhyrje ndaj zjarreve.
Më tej, deputetja e PD-së akuzoi mazhorancën se punon me të njëjtin qëllim, duke pretenduar se institucionet i shërbejnë kryeministrit Edi Rama dhe interesave personale.
“Je në SPAK, ku janë dy avionët për zjarre Pirro? Nuk jemi njëlloj. Ndaj do krahasohemi dhe na krahasojnë! Të gjithë punoni me një qëllim, t’i shërbeni Ramës, pasurimit të tij, të rregulloni ndonjë punë për vete.
Zoti Balla gënjeu, kur tha se Bardhi kishte frikë që erdhi 5 minuta para. Por në fakt ne ishim në mbledhje së Konferencës së Kryetarëve.
Duhet të ishe ngritur për ata qytetarët e përmbytur në Sarandë. I keni çuar fondet e Emergjencës për ahengje!”, tha ajo.
Gazeta RD