Bardhi i hedh ujë Ramës, tre truproja bëjnë çadrën! Peleshi e përjashton

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pasi ky i fundit hodhi ujë ndaj kryeministrit Rama në shenjë proteste për kalimin në votim pa debat.

‘Të frikësuar nga uji’ tre truproje u kthyen në çadër për të mos lejuar kryeministrin të laget.

Ndërkohë Peleshi po nxiton në procedurën e votimit pa debat të gjitha pr/vendimet, pr/rezolutat të cilat janë në rend të ditës.

Procedura lexohet me shpejtësi me qëllim që seanca të mbyllet sa më parë.

Ndërkohë që opozita po proteston duke i rënë tavolinave dhe thirrjet ndja kryeministrit: ‘O hajdut! Dorëheqje!’

About Redaksia

Check Also

Ky është Shefi i Komisariatit nr.1 që arreston gazetarët

Një ngjarje skandaloze u shënua sot me urdhër të shefit të Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama. …