Zhupa thotë se Rama ka lënë jashtë fjalën “e keqe” nga fraza e Tocqueville: “Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet”, duke e cilësuar këtë si një “autogol” politik.
Reagimi i Zhupës
A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.
Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.
Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.
Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!
Gazeta RD