Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar që të mos vinin në protestë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat në oborrin e Kuvendit tha se, asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar që të mos vinin në protestë.

Berisha: Një shtetrrethim i tillë nuk është vendosur nga asnjë pushtues dhe në asnjë vend.

Kjo është historia më e turpshme.

Një vend anëtar i NATO-s vendos një shtetrrethim të tillë ndaj qytetarëve sikur të ishte Koreja e Veriut.

U them sot se qindra e qindra traktorë, zetorë që janë nisur nga të katër anët e Shqipërisë janë bllokuar me urdhër rrugëve, kërcënuar me konfiskim dhe kthyer në mënyrë që të mos mund të shprehin solidaritetin me protestën më të fuqishme të 35 viteve të fundit.

About Redaksia

Check Also

“Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”/ Të rinjtë protestojnë te SPAK-u: Populli kërkon drejtësi!

Një tjetër grup protestuesish janë mbledhur para SPAK, ku kanë kërkuar që ky institucion të …