“Dhelpra dhe rrushtë”…

Nga Iva V.GRILLO
Dje, me 25/07/2026 kishte nxjerrë mësime nga protesta. Aq shumë kishte nxjerrë mësime saqë protestën e quajti pasqyrën ku duhet të shihet ai dhe gjithë qeveria e administrata e vet, që sipas tij kishte ngatërruar kokën me të ndenjurat…a diçka e tillë.
Nga xhepi i marifeteve nxori madje dhe “Besën”, një nocion sa i njohur për shqiptarët, aq konfuz e abstrakt kur vjen puna tek punët e shtetit ku fjalën duhet t’a ketë vetëm ligji.
Një marifet sa qesharak po aq dhe përgjërues kjo puna e “Besës”, që tregon hallin e madh ku ndodhet.
Por pasi u përball me qëndrimin e prerë të qytetarëve të cilët ia bënë të qartë që nuk kanë ndërmend të flasin për “punë bese e burrnie” me një besëprerë… vendosi të bëjë mbrapsht, duke deklaruar se nuk e kishte pas’ pas’ atë punën e “besës” për protestuesit…
Nuk dimë çfarë ndodhi me atë pasqyrën e flamingove ku shikonte veten dje 🤔.
Një version modern ky i “dhelprës dhe rrushtë”, paçka se në këtë rast, krahasimi me çakallin do ishte më i udhës.
Rrokullisja e tij institucionale, politike dhe psikologjike është e pandalshme.
Le t’i japim shtytjen e fundit duke injoruar çdo tentativë të tij për t’u kapur pas fijeve të kashtës që i paraqet si fletushka e “kontrata Bese” 🤔.

About Redaksia

Check Also

Regjisori i reformave i veshur me pëlhurë…

Nga Luçiano BOÇI Ka regjime që qeverisin me ligje. Ka të tjera që qeverisin me …