PD nuk do të marrë pjesë në seancën orës 15:00: Është antikushtetuese!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbyllur mbledhjen dhe ka vendosur të mos paraqitet në seancën plenare të orës 15:00 të vendosur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste.

Sipas Grupit Parlamentar të PD, kjo është një seancë antikushtetuese për procedurën e thirrjes së seancës plenare, pasi një marrëveshje e tillë kërkon kohë që deputetët të njihen me të.

Opozita ka theksuar se mbështet çdo marrëveshje me SHBA-në në kuadër të bashkëpunimit me NATO-n, por thekson se është qeveria Rama ajo që kë cenuar rëndë këtë bashkëpunim duke i alkuar Ministrisë së Mbrojtjes vetëm 1.3% buxhet dhe se marrëveshjen e 302 milionë dollarëshe të huasë e ka sjellë në Kuvend në mënyrë antikushtetuese.

Opozita i referohet dy vendime të fundit të Gjykatës Kushtetuese të cilat kërkojnë që procedura të tilla nuk mund të kalojnë pa diskutime në Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Revolta në takimin e Beratit/ Ceno tregon çfarë i ndodhi Ramës

Takimi i Kryeministrit Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe …