Një protestues, duke folur gjatë tubimit, deklaroi se zona rreth Kuvendit ishte blinduar dhe se, sipas tij, për garantimin e sigurisë së godinës ishin angazhuar efektivë të ardhur nga disa qarqe të vendit.
“Sa të trembur ishin nga vezët tona, sa kishin sjellë mbi 1 mijë policë nga të gjitha rrethet. 13 furgonë ishin nisur vetëm nga Shkodra. Turp”, tha protestuesi.
Ai u shpreh se kjo ishte dita e 58-të e qëndresës së tyre dhe kritikoi masat e marra nga autoritetet gjatë seancave parlamentare.
“Sot është dita e 58-të e qëndresës sonë. E nisëm si në çdo seancë parlamentare, duke parë se si ishte rrethuar ‘nusja’ dhe shtetrrethimi, sikur po xhirohej filmi atje te Parlamenti sot”, deklaroi ai.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi kujtoi edhe përvjetorin e nisjes së Festivalit në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar qëndresën dyvjeçare të artistëve dhe qytetarëve si një moment të rëndësishëm për demokracinë.
“Ajo qëndresë dyvjeçare ishte një bastion i demokracisë, të cilin e shembën me pabesi në mes të pandemisë. Por për këtë do të na flasin shumë artistë që ishin pjesë e teatrit”, u shpreh ai.
Gazeta RD