Nga Adriatik R.DOSTI
Me 14 nentor 2018 qeveria shqiptare solli prej Amerike …ne Atdhe dhe rivarosi me ceremoni shteterore eshtrat e njerit prej burrave me te mençur te kombit tone patriotit, atdhetarit e nacionalistit te shquar Mit’hat Frasheri.
Di qe kete rikthim te eshtrave te tija ne Atdhe … sipas amanetit te vete ish themeluesit te Ballit Kombetar …ne ate kohe e financoi biznesmeni i njohur shqiptar Agron Shehaj … ani pse levdatat i mori qeveria shqiptare e kryeministri i asaj kohe Rama.
Di dhe e pashe me syte e mij dhe e degjova me veshet e mij Ramen teksa ne ceremonine e rastit mbajtur tek kodrat e Liqenit Artificial ne Tirane mbajti nje fjalim percjelles teper dinjitoz e sic i takonte nje shtetari te larte shqiptar perballe nje figure te tille mbare kombetare si Mit’hat Frasheri….ndoshta fjalimi me i mire politik e kombetar i tij i deri me sotem.
Sherbestar dinjitoz i kombit qe u denua padrejtesisht e ne mungese nga gjyqi i ” fitimtareve ” qe donin te poshteronin te mundurit – tha publikisht Rama per ish themeluesin e se pares force politike ne Shqiperi … Ballit Kombetar.
…Shume prej jush te pranishem sot ketu ne kete ceremoni duhet te ulin koken perballe tij e historise se tij e te kombit te tij …pat thene po vete Rama ne ate ceremoni.
….Dhe sot 8 vjet me pas teksa e rizgjon pikerisht ai lloj gjaku i piset i atyre lloj “fitimtareve” prej edhe nga rjedh po ky lloj Rama ende ne pushtet i turret publikisht Agron Shehajt dhe e krahason me nje …ballist qe hyn ne kotec dhe rremben nje nga pulat e ndodhura aty.
Kjo eshte mendesia e Rames, e kryeministrit te Shqiperise se sotme te vitit 2026 lidhur vecmas me historine aq shume te bere pis te kombit e te popullit shqiptar nga fitimtaret e djeshem te llojit Enver e nga pasuesit e tij besnik te sotem te llojit Edvin.
Bjerini Ballit e qi…ni Nenen …Ballit e kush e ka bere Ballin porosiste dje gjate luftes e me nje lloj urrejtje te pa pare te “shqiptarit” ndaj shqiptarit komandant Enveri …
…Prokuroria te beje punen e vet e ta arrestoje menjehere ate ballistin qe sot hyri ne kotec e rrembeu nje nga pulat qe ishin aty brenda …tha sot publikisht Komandant Rama lidhur me ngjarjen e sotme ku deputeti A.Shehaj rrembeu nga sekretaria e parlamentit nje fare dokumenti te etiketuar si ” sekret ” nga Rama e qeveria e tij.
Veshtire se gjen rast tjeter ne historine tone kombetare ku ata lloj ” fituesish ” te djeshem te cileve Rama dje perpara arke- mortit te M.Frasherit me te drejte ju tha se duhet te ulin koken perpara asaj c’ ka ai beri per kombin e popullin e tij …te kene hedhur e te vazhdojne ende edhe sot …te hedhin kaq shume balte e te vjellin kaq shume vrer e urrejtje kunder Mbreterise shqiptare e Mbretit Zog e kunder Ballit Kombetar e ish themeluesve e drejtuesve te tij.
S’ ke faj o Edvin jooo…c’ ka barku nxjerr bardhaku …dhe huqi del me shpirtin thone aq bukur e mencurisht tironcit …
A.R.D
Gazeta RD