Mega-afera e kazinosë në Air Albania/ Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur për Mega-aferën e kazinosë në Air Albania tha se, dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Berisha tha se, ky skandal kryqëzon përfundimisht vëllanë e Ramës dhe enturazhin e tij.

Berisha: Besoj se me dokumente të pakundërshtueshme faktohet implikimi i rrethit të Edi Ramës, vëllait dhe shokëve të tij, në afera bixhozi, larjesh parash, licencimesh që nuk mund të ndodhin kurrë përveçse në familjen kryeministrore në Shqipëri.

Nuk mund të lëshohen licencat…

Unë e kam denoncuar me kohë atë, e kam quajtur kulla Kristaq Rama. Nuk ka asnjë përgënjeshtrim të vërtetë, real.

Dhe tani, urdhëroni mega-aferën e një mafie të rrezikshme me tentakula nga familja Rama në Miçigan tek venezuelasit, etj, etj.

Sigurisht që dosja do të dorëzohet në Skap dhe pa dyshim do ketë fatin e Xibrakës ku Olsi Ramës u faktua si eksponent kryesor i grupit të Xibrakës, u faktua se po në këtë kontekst bëri mashtrim publik pasi deklaroi pas denoncimit të zotit Bardhi dhe denoncimeve të mia të dokumenteve të kompjuterit për kalimin e kufirit me makinën e grupit të drogës, deklaroi se e ka përdorur vetëm njëherë, në një kohë kur këtu janë dokumentet e përdorimit të saj shtatë herë. Dhe sipas të dhënave të tjera, është përdorur 15 herë nga Olsi Rama.

Por ky denoncim i sotëm është një kontribut i jashtëzakonshëm që shqiptarët të kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, me çfarë klani të rrezikshëm, çfarë familje të rrezikshme kanë në krye të qeverisë.

Urdhëroni pra.

Blihet 300 mijë, shitet 26 milionë, përdoret për këto qëllime, përdoret për ato qëllime, gjëra të cilat as në veprat e realizimit fantastik nuk mund të shkruhen sepse shndërrohen në komedi, e humbasin komplet besueshmërinë.

Natyrisht duke përgëzuar zotin Këlliçi dhe gjithë ekipin që është marrë me investigimin e kësaj afere, kryqëzon përfundimisht vëllaçkon e Ramës dhe enturazhin e tij, ne do bëjmë detyrën tonë, ne do ta dërgojmë me këto të dhëna dhe të tjera në organet e prokurorisë speciale.

About Redaksia

Check Also

Kedhi: Raporti i sigurisë së Departamentit të Shtetit nxjerr në pah korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit shqiptar

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Mirëdita! Dje u publikua Raporti i Sigurisë për …