Të rinjtë nisin protestat para SPAK/ “Heshtja nuk është provë pune”

Për të tretën ditë radhazi, një grup të rinjsh kanë zhvilluar një protestë simbolike përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar më shumë transparencë dhe reagim nga institucionet e drejtësisë. Protestuesit u shfaqën me pankarta në duar dhe me gojën e mbyllur, si simbol i asaj që e cilësojnë heshtje institucionale.

Mes pankartave të mbajtura gjatë protestës, spikati mesazhi: “Heshtja nuk është provë pune”, me të cilin të rinjtë kërkuan që SPAK të komunikojë më shumë mbi hetimet dhe çështjet me interes publik. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Aksioni simbolik përkoi me ditën kur SPAK thirri për t’u paraqitur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë në dosjen që lidhet me tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, duke u kërkuar që të paraqiten të shoqëruar nga avokatët e tyre. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga organi i akuzës mbi arsyen e këtyre veprimeve procedurale.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush e porositi fluturimin mbi centralin atomik dhe pse policia e fshehu për 3 ditë arrestimin e Beqirit

Policia shqiptare reagoi vetëm mbrëmë për arrestimin e Ermal Beqirit, pasi mediat franceze raportuan se ai …