Këlliçi shkruna se, ky është një akt tjetër në interes të Beogradit dhe ndikimit të tij në rajon. Ashtu sikurse ishte Ballkani i Hapur.
Reagimi
Pasi i quajti shqiptarët e Maqedonisë së Veriut idiotë, Ferit Hoxha ka një lajm të mirë për serbët. Ai ka lehtësuar punën që Beogradi të hapë një konsullatë në Shkodër.
Kjo bëhet e ditur nga Ministri i Jashtëm i Serbisë në një intervistë.
Po çfarë i duhet Serbisë një konsullatë në Shkodër?!
Ky është një akt tjetër në interes të Beogradit dhe ndikimit të tij në rajon. Ashtu sikurse ishte Ballkani i Hapur.
Padyshim Shqipëria duhet të ketë raporte të mira me fqinjët e në rajon, por kjo nuk duhet të përkthehet në çdo moment favorizim i Serbisë.
Një raport që niset nga miqësia personale e dy autokratëve të Balllkanit, Ramës me Vuçiç që ka demtuar Kosovën në jo pak raste dhe interesin tonë kombëtar.
Gazeta RD