Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar reagime edhe në Klos, ku qytetarë dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.
Si shenjë kundërshtimi, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar punën.
Protesta janë njoftuar edhe në Belsh dhe Prrenjas, edhe këto dy bashki që me propozimin e mazhorancës pritet të shkrihen.
Ditën e djeshme u zhvilluan protesta në Poliçan, ku qytetarët socialiste dogjën teserat, ndërsa kreu i PS në këtë qytet dha dorëheqjen para protestuesve.
Gazeta RD

