Berisha: Banorët e Poliçanit u treguan patriotë të vërtetë, shembulli i tyre të frymëzojë bashkitë e tjera!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka përshëndetur gjatë një konference shtypi banorët e Poliçanit.

Berisha tha se, banorët e Poliçanit u treguan patriotë të vërtetë, sShembulli i tyre duhet të frymëzojë edhe banorët e bashkive të tjera.

Berisha: Ndaj dhe sot jemi këtu për të paraqitur raportin dhe ndarjen territoriale që ka parashikuar grupi i punës së opozitës në parlament.

Dhe ky projekt do paraqitej sipas planit për diskutim me qytetarët, të cilët me gjithë diskutimet e bëra, do kishin të drejtë të argumentonin plotësisht korrigjime, të argumentonin plotësisht shtesa, të argumentonin plotësisht riformulime.

Por kjo nuk ndodhi sepse pabesisht, në mënyrë të njëanshme, Edi Rama u tërhoq me projektin e tij totalisht i platformës së Çubrilloviçit.

Do ta mbyll duke përshëndetur banorët e Poliçanit, u treguan patriotë të vërtetë, çfarëdo që ishin, pa parti, socialistë, demokratë.

Me mbrojtjen që i bënë bashkisë së tyre, ata mbrojnë një të drejtë, ata mbrojnë një qeverisje që i duhet Shqipërisë për zhvillimin e saj dhe ndalimin e shpopullimin.

Shembulli i banorëve të Poliçanit duhet të frymëzojë, dhe jam i sigurt që do frymëzojë, banorët e të gjitha komunave që Edi Rama me një të rënë të lapsit u bie kryq vetëm për qëllime të zeza elektorale dhe mafioze të pasurimit të tij për të centralizuar gjithçka sa më shumë në duart e tij.

Dhe ftoj të gjithë banorët e bashkive të tjera të ndjekin shembullin e tyre.

Por ftoj edhe të gjithë banorët e bashkive të parashikuara për t’u ngritur pas një studimi pas një studimi shumë serioz të ndjekin shembullin e tyre.

Nuk mundet më një tiran të marrë vendime të tilla që shkelmojnë interesat e të gjithë shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …