Balluku merret e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe

Belinda Balluku ka mbërritur në SPAK për t’u njohur me akuzat rreth orës 13:50, ndërsa pak më herët brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme u fut avokati i saj, Ardian Kalia.

Balluku është marrë zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë. Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t’i komunikohet edhe vetë Ballukut.

Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.

About Redaksia

Check Also

Kedhi: Rama kërkon të korruptojë protestën, ofron dhjetëra vende pune me kontrata të përkohshme për pjesëmarrësit aktivë

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Mirëdita! Sot dua të bëj publik një denoncim …