Këshilltarja e PS kundër Ramës: Selenica i përket Selenicës, jo Vlorës!

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Selenicës, ku po shqyrtohet kundërshtimi ndaj bashkimit të kësaj bashkie me Vlorën në kuadër të ndryshimeve territoriale, ka marrë fjalën edhe këshilltarja socialiste Aleksandra Arshiaj.

Edhe pse u shpreh se është mbështetëse e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Arshiaj deklaroi se në këtë rast do të qëndrojë në krah të kërkesës së banorëve të Selenicës.

“Si përfaqësuese dhe anëtare e këshillit patjetër që do ta ngremë zërin, sepse votat ne këtu i kemi marrë. Labëria dhe Selenica i përkasin Selenicës dhe jo Vlorës”, deklaroi Arshiaj.

Këshilltarja socialiste tha se njohja nga afër e territorit dhe problematikave të 46 fshatrave të bashkisë e bën të domosdoshëm reagimin e saj për këtë çështje.

About Redaksia

Check Also

Mbledhja e grupit të PS, Rama kërcënon deputetët: Të gjithë do të votoni “pro” shkrirjes së bashkive

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, …