“O milet, Rama ka siklet”! Mijëra qytetarë dhe diaspora marshojnë nëpër Tiranë

Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll me thirrjen “Nesër më shumë”.

Mijërave qytetarëve sot në bulevard iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës të cilët bënë thirrje për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ itinerari i marshimit vijoi te Bashkia e Tiranës për të dalë te Parlamenti dhe më tej “Rruga e Elbasanit”.

Protestuesit thërrisnin: “O milet, Rama ka siklet”, “Rama Spak you”, “140 deputet, Parlament analfabet”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë patronazhistet”.

Më pas ata u kthyen sërish para kryeministrisë duke iu bërë thirrje: Ju erdhi fund!

‘Në Shkodër nuk duam konsullatë!’ duke iu referuar konsullatës serbe.

About Redaksia

Check Also

Emigrantja: Ne nuk harrojmë se Edi Rama na shiti Shqipërinë dhe na bëri popull refugjatësh!

Një shqiptare me banim në Itali iu bashkua sot protestës para kryeministrisë për të kërkuar …